Për Turizmin Rural në Territorin e Bashkisë Devoll !
Fermerë , biznese, banorë të Bashkisë Devoll :
Nësë keni një shtëpi të vjetër dhe një ide të re biznesi , aplikoni tani për të ngritur bujtinën tuaj.
Në këto bujtina jemi të vetëdijshëm që tek ju nuk do të mungojnë elementë tradicionalë , mikëpritja dhe ushqimi bio.
Ju që keni një zanat , një eksperiencë , një dhunti , apo një dëshirë , ndiqni udhëzimet në faqen zyrtare azhbr.gov.al , duke plotësuar anekset e plan biznesit dhe aplikoni.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni me specialistë të bujqësisë dhe turizmit pranë Bashkisë Devoll apo Njësive Administrative.
Turizmi Rural është kthyer tashmë në një lokomotivë në rritjen e mirëqënies në zonat rurale.
Programi IPARD II Thirrja IV – Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët:
✅ Turizmi rural dhe i Natyrës.
✅ Punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës.
Buxheti total 5.2 milion EURO
Nën Masën 7 totali i shpenzimeve të pranueshme për ndihmën e kërkuar do të jetë në kufijtë minimal dhe maksimal si:
Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO
Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO
Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 Janar 2022 deri në datën 25 Shkurt 2022.
❗Afati i fundit i pranimit të aplikimeve do të jetë data 25 Shkurt 2022 , ora 16:30.