Bashkia Devoll vijon asfaltimin e rrugëve në lagjet e qytetit.

Bashkia Devoll vijon asfaltimin e rrugëve në lagjet e qytetit.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është prioritet për Bashkinë e Devollit. Ndërhyrja në rrugët e lagjeve të qytetit të Bilishtit po vijon me qëllim përmirësimin e kushteve të infrastrukturës. Banorët e Bilishtit nëpërmjet këtij investimi do të kenë lehtësi në lëvizjen e tyre, si edhe në qarkullimin e mjeteve. Bashkia Devoll, me një angazhim maksimal, do të vazhdojë punën për t’u siguruar qytetarëve të saj një jetesë më të mirë.

Bashkia Devoll në bashkëpunim me UNDP inaguroi “Stacionin Turistik Devoll” në qendër të qytetit të Bilishtit.

Bashkia Devoll në bashkëpunim me UNDP inaguroi “Stacionin Turistik Devoll” në qendër të qytetit të Bilishtit.

Zhvillimi i turizmit është një nga prioritetet me rëndësi të veçantë, si edhe promovimi i atraksioneve turistike që zona e Devollit ofron për vizitorët. Ky “stacion turistik” do të jetë ura lidhëse mes turistëve që vizitojnë bashkinë Devoll dhe territorit. Bashkia Devoll mirëpret çdo vizitor të shijojë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore e historike të zonës. Përmes kalendarit mujor të afishuar pranë këtij “infopoint”, do të mund të njiheni me aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti.

Bashkia Devoll organizoi “Festën e balonave” në stadiumin e qytetit.

Lumturia ka shumë fytyra, por më e bukura është fytyra e një fëmije të buzeqeshur. Bashkia Devoll organizoi “Festën e balonave” në stadiumin e qytetit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me kopshtin publik “Trëndafilat e Bardhë”.

Fëmijët u lumturuan nga ngritja e balonave shumëngjyrëshe ne qiellin e paster pranveror. Lojërat me personazhet e animuar, muzika për fëmijë
dhe vizatimet në fytyrë i shtuan larmine kesaj feste pranverore. Bashkia Devoll synon ta beje tradite Festen e Balonave.

Bashkia Devoll perfundon perditesimin e Programit të Transparences

Bashkia Devoll ka punuar intensivisht per te bere perditesimin e Programit te Transparences, konform parashikimeve te Ligjit 119/2014. Bashkia Devoll ka respektuar udhezimet e posaçme te Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale. Programi i Transparences gjendet i publikuar ne faqen zyrtare te Bashkise Devoll, ne kategorine e posaçme per kete qellim ne linkun: https://www.bashkiadevoll.gov.al/programi-i-transparences/

 

 

 

 

 

 

 

PËRCAKTIMIN E VENDEVE PUBLIKE NË TERRITORIN E BASHKISË DEVOLL PËR AFISHIMIN PREJ PARTIVE POLITIKE DHE SUBJEKTEVE ZGJEDHORE TË MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE!

“PËRCAKTIMIN E VENDEVE PUBLIKE NË TERRITORIN E BASHKISË DEVOLL PËR AFISHIMIN PREJ PARTIVE POLITIKE DHE SUBJEKTEVE ZGJEDHORE TË MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE.”

Në mbështetje të nenit 64 të ligjit nr, 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar ,  në ligjin nr. 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, nenit 79 të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “ Kodi zgjedhor i Republikes së Shqipërisë”  i ndryshuar dhr në udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.6 datë 23.03.2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”

                                                                                               VENDOSA

 

                    Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !