Bashkia Devoll do të qëndrojë gjithmonë pranë fëmijëve në nevojë por jo vetëm !
Ashtu si çdo vit organizuam aktivitetin e shpërndarjeve të dhuratave për fëmijët e kopshteve dhe të shkollave nga klasa e 1-9 . Kategoritë e fëmijëve që morën dhuratat ishin përcaktuar nga drejtoritë e shkollave përkatëse.
Këto kategori përfshinin :
1) Nxënësit e dalluar.
2) Fëmijët e komunitetit Rom dhe atij Egjiptian.
3) Fëmijët jetimë.
4) Fëmijët me prindër të kategorisë së shtresave në nevojë.
Këto dhurata janë pjesë e fondeve të bashkisë . Le të gëzojmë sëbashku në këto ditë festash