Bashkia Devoll ka nisur zbatimin e projektit “Rikuperimi i aftësive” një ndërhyrje inovatore që ofron shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale. Ky projekt synon të ndihmojë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që të kenë akses në shërbime sociale dhe në proçesin e përfshirjes në jetën sociale dhe ekonomike.
➡️Me mbështetjen e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale”, Bashkia Devoll ka ngritur dhe trajnuar një ekip multidisiplinar , i cili pas një fazë paraprake vlerësimi nevojash për rastet e ndërhyrjes, ka filluar seancat e para të këshillimit psikosocial dhe seancat e fizioterapisë bazuar në planet e individializuara të ndërhyrjes.
➡️Fale Projektit do të bëhet pajisja e 55 personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Devoll me karrige me rrota për të lehtësuar lëvizshmërinë e tyre në jetën e përditshme. Personat me aftesi të kufizuar do të përfitojnë nga mbështetja e integruar shëndetësore dhe psikosociale përmes një ekipi multidisiplinar të përbërë nga fizioterapisë , infermier dhe staf psikosocial i Bashkisë së Devollit.
▶️Ky ekip do të ofrojë gjithashtu edukim dhe trajnim për personat paraplegjikë/ tetraplegjikë , si dhe kujdestarët e tyre në Devoll për përdorimin e pajisjeve mjekësore (karriget me rrota).
➡️Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale” po i ofron asistencë teknike Bashkisë Devoll për të ofruar shërbime të integruara sociale dhe shëndetësore në kuadër edhe të fondit social.
➡️Ky program zbatohet nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet me katër Agjenci të OKB, përfshirë UNDP, UNICEF, UN Women dhe OBSH dhe pjesëmarrjen e UNFPA dhe ILO, dhe financohet nga Fondi i Përbashkët i Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm Joint SDG Fund .
➡️Programi synon të mbështesë Qeverinë Shqiptare të përkthejë qëllimin e politikave në veprime konkrete lokale, në mënyrë që burrat , gratë , vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri ose situata në nevojë , të kenë akses në shërbime të integruara dhe cilësore të kujdesit shoqëror , si dhe mbështet vizionin e përgjithshëm të një Shqipërie gjithëpërfshirëse.