Bashkia Devoll në bashkëpunim me UNDP inaguroi “Stacionin Turistik Devoll” në qendër të qytetit të Bilishtit.
Zhvillimi i turizmit është një nga prioritetet me rëndësi të veçantë, si edhe promovimi i atraksioneve turistike që zona e Devollit ofron për vizitorët. Ky “stacion turistik” do të jetë ura lidhëse mes turistëve që vizitojnë bashkinë Devoll dhe territorit. Bashkia Devoll mirëpret çdo vizitor të shijojë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore e historike të zonës. Përmes kalendarit mujor të afishuar pranë këtij “infopoint”, do të mund të njiheni me aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti.