Lumturia ka shumë fytyra, por më e bukura është fytyra e një fëmije të buzeqeshur. Bashkia Devoll organizoi “Festën e balonave” në stadiumin e qytetit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me kopshtin publik “Trëndafilat e Bardhë”.

Fëmijët u lumturuan nga ngritja e balonave shumëngjyrëshe ne qiellin e paster pranveror. Lojërat me personazhet e animuar, muzika për fëmijë
dhe vizatimet në fytyrë i shtuan larmine kesaj feste pranverore. Bashkia Devoll synon ta beje tradite Festen e Balonave.