Bashkia Devoll vijon asfaltimin e rrugëve në lagjet e qytetit.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është prioritet për Bashkinë e Devollit. Ndërhyrja në rrugët e lagjeve të qytetit të Bilishtit po vijon me qëllim përmirësimin e kushteve të infrastrukturës. Banorët e Bilishtit nëpërmjet këtij investimi do të kenë lehtësi në lëvizjen e tyre, si edhe në qarkullimin e mjeteve. Bashkia Devoll, me një angazhim maksimal, do të vazhdojë punën për t’u siguruar qytetarëve të saj një jetesë më të mirë.