Bitinckë / Ndërmarrja e Infrastrukturës dhe Punëve Publike vijon punën intesive për rehabilitimin në rrugën e “Bregave”, në fshatin Bitinckë , Njësia Administrative Qendër Bilisht. Kemi nisur me çakullimin , vendosjen e tombinove si dhe hapjen e kanaleve kulluese. Puna do të vijojë deri në përfundimin total të punimeve ku qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe të automjeteve