“Bëhu ti Babagjyshi” 🎅🤶 , është nisma e ndërmarrë nga Bashkia Devoll për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në këtë periudhë festash.
✨ Magjia e festave ✨ është tek zbukurimet🎄 , bora e bardhë ❄️ , dritat shumëngjyrëshe dhe lumturia që ndjeni kur hapni një dhuratë të bukur! 🎁🎁
Të gjithë ju që keni dëshirë ti bashkoheni kësaj nismeje duke dhuruar një pako : ushqime , veshmbathje , lodra për fëmijë , ju lutemi të drejtoheni tek zyrat tona të Shërbimit Social, tek godina e nënprefekturës. 🙏
👉 Shpërndarja e pakove do të bëhet çdo ditë, deri në datën 30, pranë çdo familjeje në nevojë.