Trainimi i përbashkët i Bashkisë Devoll me CRCA/ECPAT Shqipëri, me temën ” Dhuna ndaj fëmijëve dhe Sistemi i Menaxhimit , Trajtimit dhe Referimit të rasteve” 👨‍👩‍👧‍👦. Pjesëmarrës në këtë trainim ishin : Punonjës të Bashkisë Devoll nga Sektori i Shërbimit Social, Shëndetësor, Ndihmës Ekonomike, Shërbimeve Shoqërore. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe zv. Kryetari i Bashkisë Devoll znj. Zerina Sinani , punonjës nga Zyra Vendore Arsimore Devoll, si dhe përfaqësues nga Policia e Shtetit.
✔️Ky trainim zhvillohet në kuadër të zbatimit të nismës : ” Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll”, ndërmerret në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në një nivel lokal (IMSPSD), I zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë 🇦🇱 në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG 🤝.