Dritëro Agolli nuk jeton më, por ai është i pranishëm përmes letrave dhe krijimtaria e tij është e pasur me poezi, poema, tregime, romane, drama e skenare filmash.
Në ditën e lindjes së tij , shkrimtari u përkujtua përmes poezisë dhe këngës në një aktivitet të organizuar për nder të tij nga shkolla 9-vjecare “Dritëro Agolli” , në bashkëpunim me Bashkinë Devoll . Dritëro Agolli vlerësohet si një nga figurat qëndrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”. Nën perlat e penës dritëron mes vitesh e përjetë shpirti i gjallë i një poeti. Ëndërroi pa kushte, jetoi e shenjtëroi për veten, për Devollin, për Menkulasin, e për të gjithë ne. Duke na lënë pasurinë më të madhe që dora, shpirti e mendja mund të thurrin. E përkujtojmë në ditëlindjen e tij, ditën kur mishëroi letërsinë shqipe. Nëse për të tjerë çohemi në këmbë dhe duartrokasim, për të përulemi dhe falenderojmë me mirënjohje.
#DRITËROFSH_DHE_NË_BOTËN_TJETËR_PASURIA_E_KOMBIT TONË