“Festa e Mjaltit të Parë” përcolli shumë emocione mes vizitorëve , Bletërritësve dhe të gjithë dashamirësve të bletës , nëpërmjet shijimit të mjaltit në stendat e panairit , koreografisë të fëmijëve me kostume blete , si dhe aktivitetit artistik nga grupi i valleve me motive popullore. 🤩
Pjesëmarrës në këtë festë ishin Bletarë të Qarkut por edhe nga Shqipëria dhe Rajoni i Ballkanit , Zv.Ministri i Bujqësisë Z.Dhimitër Kote , Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Znj. Ana Verushi , Kryetari i Bashkisë Maliq Z.Gëzim Topçiu.
Bashkia Devoll si organizatore e kësaj veprimtarie ndau çertifikata mirënjohje për bletërritësit e vjetër dhe përfaqësues të shoqatave të tyre nga vendi dhe rajoni i Ballkanit : Kosovë , Greqi ,Turqi , Maqedonia e Veriut , Mali i Zi , Serbi , Bosnjë Hercegovina!