Të bindur për ta kthyer Prespën e Vogël në një nga destinacionet kryesore turistike e cila spikatet për biodiversitetin e saj dhe shumëllojshmërinë e shpendëve në këtë zonë !
“Festa e Prespës së Vogël “është tashmë një festë e cila do të kthehet në një traditë e përvitshme për të promovuar produktet e zonës por jo vetëm. Mbështetja e banorëve që jetojnë aty dhe përmirësimi i jetesës është një tjetër synim i bashkisë.
Valle, këngë , gatime tradicionale, panari dhe argëtim ishin shoqëruesit më të mirë për të gjithë që festuan sëbashku në Zagradec
Një festë në bashkëpunim me Admistratën e Zonave të Mbrojtur Korçë dhe Bashkia Devoll, me mbështetjen financiare të projektit të KFW për Prespën ” Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë”. Mirënjohje dhe falenderime për çdo mbështetje për të promovuar sa më shumë zonat më të bukura të Devollit
Zbuloni dhe shijoni Prespën e Vogël