Në kuadrin e projektit “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor” #UNDP po kërkon Organizata Jo-Qeveritare partnere për të hartuar dhe zbatuar projekte të vogla në mbështetje te proceseve ri-integruese të të rikthyerve, me fokus tek të rikthyerit nga pakicat Rome dhe Egjiptiane, në Bashkitë e Devollit, Fierit dhe Beratit.
Projektet duhet të mbulojnë fushat e mëposhtme:
Promovimin e programeve të kohezionit social në komunitetet ku jetojnë të rikthyerit, përmes programeve me bazë komunitare
Lehtësimin dhe rritjen e aksesit në sherbime për të rikthyerit.
Ju lutemi të gjeni më shumë informacion në UDHËZIMET PËR
APLIKIM duke klikuar:
Afati i fundit për pranimin e propozimeve të plota është 15.05.2022 në orën 12:00 të mesnatës.
Projekti “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor” financohet nga Bashkimi Evropian European Union in Albania dhe zbatohet nga #UNDP Shqipëri në partneritet me Bashkitë e Devollit , Fierit dhe Beratit.