Këshilli Bashkiak Devoll, i dha titullin “Qytetar Nderi i Devollit” të ndjerit z. Myfit Lulo!
Myfit Lulo lindi më 28 Nëntor 1929 në fshatin Baban të rrethit Devoll. Që në rininë e tij, mori pjesë në shumë kantiere për rindërtimin e Atdheut, në tharjen e kënetave dhe ngritjen e hidroçentraleve dhe kombinateve në çdo cep të vendit. Ai ka qënë zëvendës / drejtor i kantierit të ndërtimit në Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan. Jeta e tij është e shkruar në shumë qytete si : Gramsh, Elbasan , Cërrik , Tiranë etj.
Në vitet e fundit të jetës , ai ishte president i firmës së tij ndërtuese “Korça “, në Tiranë. Me ndërgjegjen e pastër dhe zemërmadhësinë e tij, ndihmoi shumë në jetën sociale dhe atë të ndërtimit të Devollit dhe në vende të tjera .Ai ndërroi jetë në 20 Shkurt 2019!

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).