Krenari dhe mirënjohje pafund për nxënësit e Gjimnazit “Fuat Babani” të cilët me rezultatet e tyre e kanë renditur shkollën mes më të mirave në qarkun e Korçës!
Në olimpiadën e organizuar nga “Laboratori i Dijes” nxënësit kanë dalë fitues në pesë disiplina teksa janë vlerësuar me çmime të ndryshme
Konkretisht:
Në Shkencat Sociale -Çmim Inkurajues.
Në Fizikë – Çmim Nderi.
Në Informatikë – Çmim Inkurajues.
Në Matematikë – Çmim Inkurajues.
Në Biologji-Kimi – Çmimin e tretë.
Ne nivel shkolle u vleresua me Çmimin Inkuranjues.
Në ceremoninë ndarjes së çmimeve Kryetari Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Devoll Znj. Imelda Çuçka kanë dorëzuar çertifikatat dhe kanë uruar nxënësit për përfaqësimin dinjitoz në këtë olimpiadë.