Organizata Kombëtare Ndërprofesionale e Frutave me Bërthamë dhe Dardhave, Kopanos- Nausa 8/5/2020.

▪️Ka filluar procesi i mbledhjes së dokumentave nga Kooperativat Bujqësore Kultivuesve të Frutave me Bërthamë, të cilat janë të interesuara të ftojnë punëtorë të tokës nga vendi fqinj, Shqipëria.
Sipas Aktit Normativ të botuar në Fletoren Zyrtare A ’90/ 1-5-2020, procedura e ftesës së punëtorëve përfshin:
🔹a) paraqitjen e një kërkese nga Fermeri, të vërtetuar për origjinalin e nënshkrimit,
🔹b) paraqitjen e një deklarate përgjegjëse të vërtetuar gjithashtu për origjinalin e nënshkrimit,
🔹c) pagesën e tarifës në favor të Shtetit Grek 100 euro për çdo punonjës të ftuar dhe
🔹d) deklarimin OSDE.
Kooperativat Bujqësore, për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transferimit të punëtorëve të tokës të punësuar përkohësisht, bashkëpunojnë me Administratat e Decentralizuara Vendore dhe marrin përsipër mbledhjen e dokumentacionit përkatës nga Fermerët, pa pagesë. Në vijim do të hartojnë listat përmbledhëse me të dhënat e aplikantëve dhe punëtorëve të ftuar, të cilat së bashku me dokumentat përkatëse do t’i paraqesin pranë Drejtorisë kompetente.
Administratat e Decentralizuara do të dërgojnë pas përpunimit listat e parashikuara në Shërbimet e Kontrollit të Pasaportave të Policisë Greke në kufi, në mënyrë që të lejojnë hyrjen në vend vetëm të punëtorëve të ftuar.
Organizata Kombëtare Ndërprofesionale e Frutave me Bërthamë dhe Dardhave, arriti në një marrëveshje me një kompani shqiptare ELECTRO DYNAMIK SHPK e cila: ♦️do të ndërmarrë transportin për në Greqi të punëtorëve të tokës,♦️do të sigurojë dhënien e një leje të posaçme nga Qeveria Shqiptare për lëvizjen e punëtorëve,♦️do të organizojë mbledhjen e tyre në varësi të vendbanimit përkatës të çdo punëtori, ♦️do t’i pajisë me mjetet mbrojtëse si maska, antiseptike, etj.,♦️do të lëshojë udhëzime të shtypura në gjuhën shqipe që i referohen lëvizjes dhe qëndrimit të sigurt të tyre,♦️si dhe çdo veprim tjetër në lidhje me lëvizjen e punëtorëve.
Hyrja dhe qëndrimi në vend do të bëhet konform vendimeve aktuale Ministrore, ndërsa sigurimi i punëtorëve do të bëhet me ergosimo-marke e dites së punës, sipas informacionit që kemi nga Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, me rregulloret shtesë të cilat do të pasojnë.
Për çdo të re, Organizata Ndërprofesionale do informojë të interesuarit.

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).