LAJMËRIM!
Të gjithë individët që gjatë sezonit veror kanë punë të garantuar nga punëdhënësit e tyre në Greqi, konkretisht në zonat e Imathia dhe Pella, të paraqiten në Bashki dhe të lenë të dhënat e tyre personale, por edhe të dhënat e sakta, numrin e telefonit, vendbanimin dhe emrin e kooperatives së cilës i përket punëdhënësi si dhe një vërtetim që kanë kontaktuar me këtë pronar, si psh një telefonatë e mbajtur në thirrjet ditore. Përpara se të paraqiten në Bashki, duhet të kenë kontaktuar punëdhënësin e tyre grek, duke i dërguar një kopje të pasaportës e cila do të shërbejë për të mbyllur procesin nga Greqia. Në një fazë të dytë, do të lajmërohen për datën dhe orën kur do të nisen nga Shqipëria. Transporti do të jetë i organizuar. Qytetet: Pella- Edessa, Janitsa, Aridhea, Skidra
Imathia-Veria, Aleksandria, Naussa.