Klubi i leximit Devoll në kuadër të projektit “Letërsia mes nesh”📖📚mbështetur nga Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit , në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, organizuan takimin letrar rreth romanit “Dëmtuar gjatë rrugës”, nga shkrimtari I njohur Besnik Mustafaj.
Kjo veprimtari është një mundësi e shkëlqyer për të treguar që kemi nevojë për nxitje e organizimit të veprimtarive të kësaj natyre në mënyrë që lexuesit të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me autorët e veprave letrare.😊
Orientimi dhe vizioni i Bashkisë Devoll përveç pasurimit të vazhdueshëm të fondit të bibliotekës së qytetit, do të shtrihet edhe në mundësinë e ngritjes së një biblioteke bashkëkohore me kushtet optimale për çdo lexues që do jetë pjesë e saj. Shkrimtarit z. Besnik Mustafaj iu akordua dhe një çertifikatë mirënjohjeje 📃 nga kryetari I Bashkisë Devoll , z. Eduard Duro , si një personalitet i shquar i kulturës dhe letërsisë shqipe. Falendërim i veçantë për kordinatorin e projektit , shkrimtari dhe përkthyesi , z.Eris Rusi i cili mundësoi këtë takim.
Një falenderim dhe për nxënësit e gjimnazit  “Fuat Babani” Bilisht, që interpretuan pjesë nga krijimtaria e shkrimtarit Besnik Mustafaj.