Në kuadër të projektit “Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit dhe peisazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave të 100 fshatrave”, u organizua workshop-i në ambjentet e Bashkisë Devoll, për identifikimin e nevojave të fshatrave Arrzë – Sinicë – Qytezë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin : Fondi Shqiptar i Zhvillimit , MetroPOLIS , Horwath HTL , në bashkëpunim me përfaqësues të Bashkisë Devoll , përfaqësues të tre fshatrave me potencial turizmi në Devollin e Sipërm.
Në këtë takim u diskutua rreth strategjisë të zhvillimit për çdo zonë ndërhyrje dhe projektet prioritare , Masterplan zhvillimi territorial për çdo zonë , politikat e zhvillimit , analizat mjedisore , analizat sociale , ekonomike , si dhe analiza e riskut.
Qyteza , Arrza , Sinica , Nikolica përbëjnë një destinacion turistik , kulturor dhe historik të Devollit të Sipërm. Përmirësimi i infrastrukturës do krijojë mundësi të reja për zhvillimin e këtyre atraksioneve turistike dhe do të nxitë turizmin familjar.