Pas financimit të lotit të parë , Ambasadori Bullgar në Shqiperi Z. Momchil Raichevski dhe Kryetari i Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro , në praninë dhe të deputetes së zonës Znj.Edlira Bode nënshkruan një marrëveshje për financimin e Lotit II-të të rikonstruksionit të rrugës Bilisht- Vërnik , bashkëfinancim i Qeverisë Bullgare dhe Bashkisë Devoll.
#FALËNDERIM dhe #MIRËNJOHJE për Qeverinë Bullgare e cila vijon të mbështesë Bashkinë e Devollit . Rikonstruksioni i rrugës Bilisht-Vërnik do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës lokale dhe në zhvillimin e zonës.