Njoftojmë të gjithë mësuesit e interesuar për të marrë pjesë në portalin ” Mësues për Shqipërinë” se janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë.
Në faqen e RASH kandidati duhet të bëjë aplikimin online si dhe të ngarkojë një pjesë të dokumentacionit të kërkuar.
Afati për dërgimin e dokumentacionit në DRAP-in përkatës ku ju keni vendbanimin do të dërgohet brenda datës 25.06.2021 nëpërmjet shërbimit postar.
Ndërsa për mësuesit e profilit parashkollor dosjet do dërgohen me postë në ZVAP Devoll brenda datës 25.06.2021.
Për çdo paqartësi çdo kandidat mund të drejtohet pranë ZVAP Devoll tek Sektori i MKZHP – së dhe Zyrës të Juristit për informacion dhe asistencë.