Mbështetur në shkronjën “b” e pikës 1.3 të nenit 9, nenin 35, nenin 36, shkronjën “f” të nenit 54 të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore “; Ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar ; Ligjin Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar :
Bashkia Devoll do të kryejë Konsultime Publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2022 përkatësisht në këto data:
- Ditën e Hënë Datë 08.11.2021 ora 13:00 Njësia Administrative Miras , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Miras.
- Ditën e Hënë Datë 08.11.2021 ora 15:00 Njësia Administrative Hocisht , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Hocisht.
- Ditën e Martë Datë 09.11.2021 ora 13:00 Njësia Administrative Progër , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Progër.
- Ditën e Martë Datë 09.11.2021 ora 15:00 Njësia Administrative Qendër-Bilisht , në ambjentet e godinës së Nënprefekturës Bilisht.
- Ditën e Mërkurë Datë 10.11.2021 ora 13:00 Qyteti Bilisht , në ambjentet e godinës së Nënprefekturës Bilisht.
Njoftohen të gjithë qytetarët dhe Bizneset e Qytetit të Bilishtit dhe të Njësive Administrative të Bashkisë Devoll për pjesëmarrjen në këto konsultime sipas ditëve dhe orëve të sipërmendura më lart . “Buxhetimi me Pjesëmarrje” ju ofron mundësinë për të vendosur së bashku me pushtetin vendor për prioritetet më të rëndësishme në zonën ku banoni.
Ju mirëpresim !
Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !