Këshilli i Bashkisë Devoll, në datën: 30 Nëntor 2022 ora 14:00
Tek salla e mbledhjeve, Bashkia Devoll
Titulli: Mbledhja e rekomandimeve të komunitetit për Planin Buxhetor Afatmesëm PBA 2023-2025 dhe Buxhetin e Bashkisë Devoll për vitin 2023.
Propozuesi: Projekt akti është propozuar nga Bashkia Devoll.
Sqarime per projekt aktin: Relacioni sqarues i projekt aktit përcakton arsyet e paraqitura nga propozuesi i projekt aktit të cilat në menyrë të përmbledhur janë:
- Nevojat e komunitetit të cilat duhet të buxhetohen në Planin Buxhetor Afatmesem 2023-2025.
Banorët dhe grupet e interesit do të kenë mundësi të konsultojnë dokumentat në lidhje me çështjet për diskutim në linkun e mëposhtëm:
Pjesemarrës:
- Nga ana e Bashkisë dhe e këshillit bashkiak:
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës të Këshillit të Bashkisë, Kryetarja e Aleancës së Grave Këshilltare, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, Zyra e Financës së Bashkisë, Këshilltarë.
- Nga komuniteti: Banorët e rrethit të Devollit, banorë dhe përfaqësues nga NJA, kryepleq të fshatrave, përfaqesues nga institucionet, përfaqesues nga biznesi, OJF, etj.