Njoftim për publikimin e sondazhit online
Titulli : “Sondazhi online për mbledhjen dhe identifikimin e prioriteteteve/rekomandimeve te qytetareve qe mund te perfshihen ne buxhetin afatmesem 2022-2024 !
Propozuesi: Sondazhi është propozuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Buxhetit te KB Devoll.
Sqarime/ Detaje: Sondazhi online bazohet mbi të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2020. Qëllimi i këtij sondazhi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me:
- Mënyrën si janë shpenzuar fondet për ofrimin e shërbimeve nga bashkia.
- Performancën e shërbimeve të ofruara nga bashkia.
- Shërbimet prioritare të komunitetit.
Kalendari i konsultimit: Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit do të bëhet përmes platformës elektronike të sondazhit online. Sondazhi do të jetë online deri në 30 Nëntor 2021.
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Kryetarët e të gjithë Komisioneve të Këshillit të Bashkisë, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, këshilltarë, drejtues/punonjës të administratës që lidhen me cështjen që konsultohet.
- Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias dhe akademisë, Kryetarët e Fshatrave dhe Ndërlidhësit Komunitarë.
Format e konsultimit: Pyetësor online. Sondazhi aksesohet në linkun:
Qëllimi i këshillimit publik
|
Këshillimi publik përmes sondazhit online synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Këshilli i Bashkisë, si përfaqësues i komunitetit, kërkon të marrë më shumë informacion mbi mendimin e komunitetit për përdorimin e fondeve publike për ofrimin e shërbimeve nga ana e Bashkisë, performancën e ofrimit të shërbimeve si dhe cilët janë shërbimet / funksionet që konsiderohen prioritare nga komuniteti. Duke qenë se sondazhi është i aksesueshëm online, aksesueshmëria e tij është e gjerë dhe mundëson gjithëpërfshirjen e komunitetit, pavarësisht vendndodhjes së tyre, në çdo kohë. Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to. |
Përshkrimi i çështjes që trajton sondazhi online
|
Miratimi i projekt buxhetit afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë.
Për këtë, Këshilli i Bashkisë ka përgatitur dhe publikuar një sondazh online i cili ofron të dhëna informuese mbi mënyrën sesi janë përdorur fondet gjatë vitit 2020, nivelin e arritjes së objektivave të shërbimeve, si dhe ofron një listë me shërbime / funksione të cilat janë financuar me më pak se 2% të buxhetit të vitit 2020, nga e cila komuniteti përzgjedh ato shërbime për të cilat mendon se bashkia duhet të shpenzojë më shumë gjatë tre viteve të ardhshme. |
Pyetjet që ngre Këshilli ndaj publikut
|
Këshilli i Bashkisë ka marrë raportin vjetor të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2020 dhe ka përgatitur një pyetësor bazuar në të dhënat që përmban ky dokument. Bazuar në Ligjin 139/2015 Neni 18, ka vendosur kalimin në konsultim publik për përgatitjen e projekt buxhetit afatmesëm duke përdorur sondazhin online.
Këshilli i Bashkisë është i interesuar të marrë opinionin e komunitetit në lidhje me cështjet si vijon : 1. A jeni dakort me mënyrën si janë shpenzuar paratë? Shprehni opinionet tuja në lidhje me këtë? 2. Prioritet e publikut: Zgjidhni ato shërbime për të cilat mendoni se duhet shpenzuar më shumë (2% ose më pak është shpenzuar) 3. A jeni të gatshëm të paguani me shumë taksa dhe tatime për ofrimin e shërbimeve shtesë që keni përzgjedhur më lart? 4. Nese do e vlerësonit performancën e bashkisë tuaj, çfarë note do i jepni nga 0 në 10 për vitin 2020? |
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve;
|
Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen direkt nëpërmjet votimit në platformën e sondazhit online, BRENDA DATËS 30.11.2021.
Sondazhi aksesohet mund të aksesohet si më poshtë: · Në adresën zyrtare të internetit të Këshillit të Bashkisë Devoll , në linkun:https://www.bashkiadevoll.gov.al/sondazhi-online-per-mbledhjen-dhe-identifikimin-e-prioriteteteve-rekomandimeve-te-qytetareve-qe-mund-te-perfshihen-ne-buxhetin-afatmesem-2022/ · Në facebook zyrtar të Këshillit të Bashkisë Devoll : https://www.facebook.com/keshilliibashkisedevoll · Në adresën zyrtare të internetit të Bashkisë Devoll , Programi i Transparencës , në linkun:
Për çdo vështirësi apo paqartësi lidhur me sondazhin, mund të kontaktoni drejtpërdrejtë me Sekretarin e Këshillit të Bashkisë: Email: anisacane94@hotmail.com Adresa: Këshilli i Bashkisë, Bashkia Devoll |
Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme
|
Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Ndryshime në alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia. |
Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, studime apo materiale me informacion në lidhje me cështjen që konsultohet | Raportin vjetor të monitorimit të zbatimit të buxhetit te bashkise Devoll, për vitin 2020, e gjeni ne linkun:
www.bashkiadevoll.gov.al/monitorimi-i-buxhetit-2020-2/
|
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Konsultimi publik përmes sondazhit do të jetë i munduar deri në 30 Nëntor 2021, por mbledhja dhe shqyrtimi i rekomandimeve do bëhet në disa faza:
· Rekomandimet e ardhura deri në 15 Maj 2021; · Rekomandimet e ardhura deri në 30 Nëntor 2021. Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të Sondazhit, që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje. 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë. 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun sipas datave të parashikuara në kalendar) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë. 4. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projekt buxhetit afatmesëm dhe projekt buxhetit vjetor. 5. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit. 6. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre. 7. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit 8. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar 9. Monitorimi i zbatimit të tij |
Data e publikimit
|
01/04/2021 |