Projekti “4 Rrota në Shërbim” është një projekt 12 mujor i financuar nga Fondi Social, i mbë shtetur nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe që zbatohet ne territorin e Bashkise Devoll. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimin e Shërbimeve Sociale që Bashkia Devoll ofron për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, neglizhenca dhe shfrytëzimi përmes funksionimit të Shërbimeve psiko-sociale të lëvizshme.

“4 Rrota në Shërbim” nëpermjet kombinimit të shërbimeve shoqërore te integruara, dhënies së ndihmës ligjore falas dhe këshillimit psikologjik synon të mbrojë, referojë dhe trajtojë cdo nevojë për shërbime që kanë shtresat me në nevojë.

Skuadra e shërbimeve të lëvizshme për mbrojtjen e fëmijeve do të ketë si pjesë të saj të personelit psikolog, punonjës sociale dhe jurist, të cilët do të trajtojnë dhe menaxhojnë rastet e fëmijeve dhe të familjeve të tyre. Objektivi kryesor i këtij projekti është garantimi i respektimit të të drejtave të fëmijëve, për ti mbrojtur ata nga të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit, duke lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri përmes ofrimit të shërbimeve të integruara të kujdesit dhe mbrojtjes shoqërore, në bashkëpunim me Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqiperi).

Mbi bazen e vendimit nr. 53 date 15.07.2022  te Keshillit te Bashkise Devoll, miratuar nga Prefekti I Qarkut Korce me Nr 697/1 Prot. date 19.07.2022 protokolluar me tonen me Nr 2512 Prot. date 20.07.2022 njoftojme per vende te lira pune.

  • Pozicioni:  Drejtues Projekti
    Data e hapjes së aplikimit: 22/07/2022
    Data e mbylljes së aplikimit: 28/07/2022
    Titulli i pozicionit: Drejtues Projekti
    Vendi: Bashkia Devoll
    Kohëzgjatja: 10 muaj
  • Pozicioni: Fizioterapist
    Data e hapjes së aplikimit:22/07/2022
    Data e mbylljes së aplikimit: 28/07/2022
    Titulli i pozicionit: Fizioterapist
    Vendi: Bashkia Devoll
    Kohëzgjatja: 9 muaj
  • Pozicioni:  Jurist
    Data e hapjes së aplikimit: 22/07/2022
    Data e mbylljes së aplikimit: 28/07/2022
    Titulli i pozicionit: Jurist
    Vendi: Bashkia Devoll
    Kohëzgjatja: 9 muaj
  • Pozicioni:Pergjegjes Sherbime  Social
    Data e hapjes së aplikimit: 22/07/2022
    Data e mbylljes së aplikimit: 28/07/2022
    Titulli i pozicionit: Pergjegjes sherbime sociale
    Vendi: Bashkia Devoll
    Kohëzgjatja: 9 muaj
  • Pozicioni:Psikolog
    Data e hapjes së aplikimit:22/07/2022
    Data e mbylljes së aplikimit: 28/07/2022
    Titulli i pozicionit: Psikolog
    Vendi: Bashkia Devoll
    Kohëzgjatja: 9 muaj
  • Pozicioni: Punonjës Social Qendra Sociale
    Data e hapjes së aplikimit:22/07/2022
    Data e mbylljes së aplikimit:28/07/2022
    Titulli i pozicionit:Punonjes social
    Vendi: Bashkia Devoll
    Kohëzgjatja: 9 muaj

 

                    Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !