Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Devoll shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë për pozicionet :
1 (Një) Pozicion – Drejtor I Drejtorisë së të Ardhurave Lejave dhe Liçensave, Kategoria e Pagës II-B;
1 (Një) Pozicion – Drejtor I Shërbimeve Financiare dhe Buxhetit,Kategoria e Pagës II-B;
1 (Një) Pozicion – Drejtor I Shërbimeve Juridike ,Prokurimeve dhe Burimeve njerëzore, Kategoria e Pagës II-B;
1 (Një) Pozicion – Drejtor I Drejtorisë së Shërbimeve Sociale,Shëndetësore,Strehimit dhe Emergjencave Civile, Kategoria e Pagës II-B;
1 (Një) Pozicion – Drejtor I Drejtorisë së Zhvillimit të Pyjeve,Bujqësisë dhe Veterinarisë, Kategoria e Pagës II-B;
1 (nje) Pozicion- Drejtor I Drejtorise se Planifikimit te territorit, Mjedisit, Zhvillimit te Tokes, Investimeve, Projekteve dhe Integrimit.