Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Devoll shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashte për pozicionet :
1 (Një Pozicion – Përgjegjës I Sektorit Kadastres, KlasaIII-Kategoria e pagës III-a;
1 (Një) Pozicion – Përgjegjës I Sektorit të Auditit të Brendshëm, KlasaIII-Kategoria e pagës III-a;
1 (Një) Pozicion – Përgjegjës I Sektorit të Menaxhimit Financiar, KlasaIII-Kategoria e pagës III-a;
1 (Një) Pozicion Përgjegjës I Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave, KlasaIII-Kategoria e pagës III-a;
1 (Një) Pozicion – Përgjegjës I Inspektoriatit tatimor ,kundravajtjeve administrative ,debitoreve ,konfiskimit dhe sekuestrimit , KlasaIII-Kategoria e pagës III-a