Sot datë 28/04/2020 u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Devoll konform të gjitha rregullave dhe ruajtjes së distancës për shkak të Covid-19.
Projekt-Vendimet e shqyrtuara në këtë mbledhje janë si më poshtë:
1). Projekt-Vendim: Për një ndryshim të vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 97 datë 26.12.2019 “Për nivelin e pagave të Bashkisë Devoll për vitin 2020”.
2). Projekt-Vendim: Për miratimin e Ndihmës Ekonomike, me fond nga të ardhurat e Bashkisë, Fondi 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike dhe energjinë për muajin Shkurt 2020.
3). Projekt-Vendim: Për Miratimin e Ndihmës ekonomike, me fond nga të ardhurat e Bashkisë, Fondi 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike dhe energjinë për muajin Mars 2020.
4). Projekt-Vendim: Për përjashtimin nga detyrimi i pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020.
5). Projekt-Vendim: Për kalimin në pronësi të trojeve të mëdha për qëllime ndërtimi nga bashkitë, ish komunat dhe ish Këshillat e rretheve prej pas datës 10.08.1991 deri në hyrjen në fuqi të ligjit 24/2012 “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, si edhe për autorizimin e Kryetarit të Bashkisë Devoll ose të autorizuarit ligjor të tij për lidhjen e Kontratës para noterit për shitjen e trojeve të dhëna për ndërtim.
6). Projekt-Vendim: Për strehimin social “Subvencionim qiraje nga Buxheti i Shtetit”.
7). Projekt-Vendim: Për përdorimin e fondit të emergjencave civile për përballimin e situatës së krijuar në kushtet e epidemisë nga COVID-19.
8)Projekt-Vendim: Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 12 datë 27.02.2020 “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për programin subvencionim qiraje”.
9). Projekt-Vendim: Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 13 datë 27.02.2020 “Për përcaktimin e vlerës mesatare të tregut për subvencionimin e qirasë” që përfitojnë familjet e pastreha që banojnë me qira në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar vetë gjithë vlerën e qerasë”.
10). Projekt-Vendim: Për miratimin e Rregullores për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Strehimit në Bashkinë Devoll.
11). Projekt-Vendim: Për një rishpërndarje të fondeve buxhetore.
12). Projekt-Vendim: Për miratimin dhe shpërndarjen e fondeve të papërdorura të vitit 2019.
13). Projekt-Vendim: Për miratim rezolute.
Të gjitha pikat e lartpërmendura u miratuan nga anëtarët e Këshillit.

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).