Bashkia Devoll së bashku me CRCA / ECPAT Shqipëri mikëpritën takimin konsultues të të rinjve nga zonat urbane dhe rurale të saj, në kuadër të përgatitjes së Planit Vendor Rinor.
Takimi është pjesë e nismës “Shërbime Rinore të integruara me një ndalesë” të CRCA Shqipëri me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi
Rreth 100 të rinj e të reja, gjimnazistë dhe studentë, diskutuan me nën-Kryetaren e Bashkisë Zerina Sinani dhe nën-Prefektin e Qarkut Korçë Henrik Rusi, përfaqësues të Spitalit të qytetit, Zyrës Arsimore, OSHE etj., për rreth 2 orë mbi sfidat dhe problemet që ata ndeshin në jetën e tyre dhe pritshmëritë që ata kanë për Bashkinë dhe institucionet për punën me rininë.
Takimi u lehtësua nga ekipi i përbashkët i CRCA dhe Bashkia Devoll Gjergji Liço, Genta Rustemi dhe Borjana Dine – falë edhe bashkëpunimit dhe mbështetjes së Zyrës Arsimore Devoll.