Klubi i leximit Devoll në kuadër të projektit “Letërsia mes nesh”mbështetur nga Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, organizuan takimin letrar të rradhës me poetin Skënder Rusi.
Shkrimtarit z. Skënder Rusi iu akordua dhe një çertifikatë mirënjohjeje nga kryetari i Bashkisë Devoll, z. Eduard Duro si një poet lirik i dhimbjes së bukur, poet me vlera kombëtare që përfaqëson denjësisht trevën dhe shpirtin fisnik të Devollit!
Falendërim i veçantë për kordinatorin e projektit , shkrimtari dhe përkthyesi , z. Eris Rusi i cili në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Devoll, znj. Zerina Sinani dhe Drejtorinë e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mundësoi këtë takim. Një falendërim për dy artistë të çmuar të skenës shqiptare z.Petrika Riza dhe znj.Klaudeta Riza, nënkryetaren e Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, poeten Gerta Bandilli.
Një falendërim dhe për nxënësit e gjimnazit“Fuat Babani” Bilisht si dhe mësuesen Aurela Cane , që interpretuan pjesë nga krijimtaria e shkrimtarit Skënder Rusi .