Aleanca e grave këshilltare të Bashkisë Devoll në zbatim të projektit të ndërmarrë nga WoMEP Programi i OSBE-së me titull “Të rinjtë përballë teknologjisë”, hap aplikimet për trajnimin falas e disa të rinjve mundësuar nga Bashkia Devoll në bashkëpunim me “Korça Innovation and Technology”, të apasionuar dhe me prirje në fushën e teknologjisë. Trajnimi do të zgjasë 3 muaj dhe do të zhvillohet online edhe me praninë fizike pranë qëndrës në Korçë, në këto programe:
✅ 3D Max
✅Social Media Mangment Paketat Baze
✅ Web Programming
✅ Paketa Adobe + Adobe Illustrator + Adobe Photoshop
👉 Kriteret e aplikimit:
1. Të rinj dhe të reja nga mosha 16-30 vjeç.
2. Të kenë njohuri bazë në fushën e TIK.
3. Nevojitet kompjuter/laptop.
4. Të plotësojë formularin e aplikimit dhe ta paraqesë pranë Bashkisë Devoll.